Rreth Lumina Dental Clinic

Kujdes stomatologjik profesional në një ambient modern, të ngrohtë dhe të personalizuar.

Në Lumina Dental Clinic, misioni ynë është të ofrojmë kujdes stomatologjik profesional, modern dhe të personalizuar për çdo pacient. Të udhëhequr nga përkushtimi ndaj cilësisë, estetikës dhe mirëqenies orale, ne kombinojmë eksperiencën klinike me teknologjitë bashkëkohore për të garantuar trajtime të sigurta, komode dhe me rezultate afatgjata.

Objektivi ynë është të krijojmë një ambient ku pacientët ndihen të mirëpritur, të dëgjuar dhe të sigurt në çdo hap të trajtimit të tyre.

Kujdes i personalizuar

Çdo pacient trajtohet me vëmendje individuale dhe plan të përshtatur.

Standarde të larta klinike

Protokolle moderne dhe materiale të certifikuara në çdo trajtim.

Komunikim i qartë

Informim transparent në çdo fazë të procesit terapeutik.

Stafi ynë

Mjekë me eksperiencë dhe përkushtim ndaj cilësisë së kujdesit dentar.

Dr. Fabjan Aliko

Mjek Implantolog

Dr. Fabjan Aliko

Dr. Fabjan Aliko është mjek implantolog me eksperiencë disa vjeçare në fushën e stomatologjisë moderne, i specializuar në rehabilitimin estetik dhe funksional të buzëqeshjes përmes implanteve dentare. Ai ka ndjekur trajnime dhe kurse të avancuara kombëtare dhe ndërkombëtare në implantologji, kirurgji orale dhe teknika bashkëkohore të trajtimit dentar.

  • Implantologji
  • Kirurgji orale
  • Rehabilitim estetik dhe funksional
  • Trajtime moderne dentare
Dr. Klejda Seiti

Mjeke Stomatologe / Protetikë Dentare

Dr. Klejda Seiti

Dr. Klejda Seiti është mjeke stomatologe e specializuar në protetikë dentare, me fokus në rikthimin funksional dhe estetik të buzëqeshjes përmes trajtimeve moderne protetike. Ajo është gjithashtu lektore në Universitetin Aldent, duke kontribuar në formimin profesional të studentëve të stomatologjisë.

  • Protetikë dentare
  • Kurora dhe ura
  • Rehabilitime estetike
  • Aktivitet akademik

Hapësira jonë

Një studio dentare e dizajnuar për komoditet, pastërti dhe qetësi gjatë çdo vizite.

Si funksionon procesi?

Konsultë fillestare

Njohja me nevojat tuaja dhe përcaktimi i objektivave.

Diagnostikim dhe plan

Vlerësim klinik dhe plan i qartë trajtimi.

Realizimi i trajtimit

Trajtim me standarde të larta dhe kujdes maksimal.

Kontroll dhe ndjekje

Monitorim pas trajtimit për rezultate afatgjata.

Gati për një konsultë fillestare?

Na kontaktoni për një vlerësim personal — përmes telefonit, WhatsApp ose formularit të kontaktit.